[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdare



Kthimi i mërgimtarëve pas kalimit të festave të fundvitit në Kosovë ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Policia njofton se për shkak të fluksit të madh të automjeteve në këtë pikëkalim pritjet janë deri në tri orë, transmeton KTV.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, apelon te mërgimtarët që të përdorin edhe pikat tjera kufitare për t’iu shmangur pritjeve të gjata.