[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vazhdojnë debatet për të pagjeturit (Video)



Komisioni për të Pagjeturit në Kuvendin e Kosovë i cili kishte thirrur mbledhje për të diskutuar për plotësim-ndryshimin e ligjit për të pagjeturit, më së paku ka diskutuar për këtë çështje. Kryesuesi i Komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, kryesisht ka diskutuar rreth punëve dhe arritjeve që janë bërë vitin e kaluar në këtë drejtim, pa u diskutuar asnjë ndryshim ligjor i cili duhet të ndodh në Ligjin për Persona të Zhdukur në vend.