• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Varianti i ri i COVID-19 shqetësues

nga Bota Press
2 Dhjetor, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Shumë  nga ekspertët kryesorë në botë për Covid-19 janë të shqetësuar për shkak të përhapjes së variantit të ri. Autoritetet janë të frikësuar por është e rëndësishme që shqetësimet e tyre të vihen në kontekst.

Ende ka shumë të dhëna që duhet të zbulojmë rreth virusit. Vetë fakti që e kemi zbuluar herët këtë variant të ri është një lajm i mirë dhe tregon se sistemi global i mbikëqyrjes po funksionon.

Por numri i lartë i mutacioneve të zbuluara në gjenomin e tij është shqetësues. Kjo është arsyeja kryesore pse shkencëtarët në mbarë botën kanë paralajmëruar të marrin masat e nevojshme. Sa herë që një virus pëson mutacion, ai ka mundësinë të ndryshojë. Sa më shumë mundësi që virusi të ketë për t’u riprodhuar, aq më i madh është numri i mutacioneve dhe aq më të larta janë shanset për shfaqjen e varianteve të reja – kjo është një matematikë e thjeshtë.

Zakonisht ekzistojnë tre gjëra që diktojnë se sa të shqetësuar duhet të jemi për një variant në zhvillim: a përhapet më shpejt? A është më vdekjeprurës? Dhe a i shmanget imunitetit?

Jemi ende në fillim të garës për të kuptuar këtë variant të ri, B.1.1.529, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut. Por nëse përgjigja për ndonjë nga këto pyetje është po, atëherë mund të përbëjë një kërcënim serioz  dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të kufizuar përhapjen e tij, raporton abcnews.al

Bazuar në të dhënat paraprake, ky variant përhapet  më shpejt se Delta. Ky vlerësim bazohet në një numër të vogël rastesh në Afrikën e Jugut dhe ka ende një shkallë të madhe pasigurie se sa i transmetueshëm është. Disa nga mutacionet e B.1.1.529 janë më të transmetueshëm.  Kjo i ka shqetësuar shkencëtarët për aftësinë e tij për t’u përhapur.

Përtej të dhënave relativisht të kufizuara të rasteve, numri i vogël i gjenomave  është ndoshta një shkak më i madh për shqetësim, për shkak të numrit të madh të mutacioneve që janë zbuluar në këtë variant të ri. Si dhe mutacionet që lidhen me rritjen e transmetimit, disa nga mutacionet në B.1.1.529  kanë ndryshime në proteinën Spike, duke rritur frikën se varianti mund ti shpëtojë mbrojtjes së vaksinave.

Ky potencial për evazion imunitar është aspekti më shqetësues nga të gjithë. Kjo është arsyeja pse kombet aktualisht po përpiqen të parandalojnë që varianti të përhapet në vendet e tyre. Ne duhet  të shtojmë testimin dhe gjurmimin e kontakteve– duke përfshirë testimin e atyre që kanë pasur  kontakt me dikë që  ka rezultuar pozitiv.  Kjo do të ndihmonte në eliminimin e shpërthimeve të mundshme.

Varianti i ri nuk ndryshon bazat se si bota  duhet të trajtojë Covid-in. Ne ende duhet të inkurajojmë njerëzit që të  vaksinohen. Ndërsa dimri po afron dhe njerëzit kalojnë më shumë në ambiente të mbyllura, ne duhet të kemi ambiente të ajrosura mirë. Duhet të marrim masa për të parandaluar përhapjen në shkolla.

Ne duhet të përditësojmë mesazhet tona për simptomat e Covid në mënyrë që njerëzit të dinë se kur duhet të testohen dhe duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për testim. Maskat duhet të bëhen sërish të detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transport dhe në supermarkete dhe bizneset duhet të inkurajojnë njerëzit të punojnë nga shtëpia në rastet kur kanë mundësi, raporton abcnews.al

Me pak fjalë, ne duhet të bëjmë të gjitha gjërat që duhet të kishim bërë gjatë gjithë kohës për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ajo që nxjerr në pah më shumë se kurrë shfaqja e këtij varianti të ri dhe potencialisht të rrezikshëm është se shumë vende janë ende të rrezikuara nga Covid.  Dhe shumë prej tyre nuk duhet të lehtësojnë masat.

Nga vetë përkufizimi, pandemia është një problem global që zgjidhet vetëm globalisht. Rritja e vaksinimit është jetike për të reduktuar rastet e Covid në të gjithë botën dhe për të kufizuar potencialin për shfaqjen e varianteve të reja që mund të hedhin poshtë të gjithë punën e palodhur të vendeve. Deri në këtë pikë, kombet e pasura nuk kanë bërë mjaftueshëm për të arritur këtë qëllim.

Zbulimi i këtij varianti të ri  ka vërtetuar edhe njëherë mantrën kryesore ndaj pandemisë: askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt. Kil Yates, The Guardian.transmeton Botapress.info

 

Tags: viusi ne bote

Të ngjashme

Kosovë

Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

“Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kuvendi sërish shkon në pauzë
  • Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina
  • “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”
  • Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund
  • Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.