Sot është raportuar se një fëmijë 13 muajsh është infektuar me koronavirus. Lidhur me këtë rast portali rtv21 ka kontaktuar me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, por nuk ka marrë përgjigje.
Megjithatë mbështetur në raportin e IKSHPK-së raportohet se 29 persona të grupmoshës 0 deri 9 vjeç janë infektuar në 24 orët e fundit me Covid-19.
Ndërsa nga grupmoshat 10-19 vjeç janë infektuar 122 me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar sot se varianti Delta përveç shpërndarjes të shpejt po i prek edhe moshat e reja, ndërkohë fillmi i vitit të ri shkollor është shtyer deri më 13 shtator.