[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndahet nga jeta Dritëro Agolli:Vargjet e fundit të Dritëroit: Ç’t’i bësh… Sredaktohet një jetë



Shkrimtari i madh Dritëro Agolli ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare para pak minutash në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Vargjet e fundit që shkrimtari i madh la para se të ndahej nga jeta janë vendosur nën titullin e poezisë me titull “Kështu dhe ashtu”.

Kështu dhe ashtu,

Dhe mirë dhe keq dhe vështirë,

Po mund të ndodhte më mirë.

Ç’t’i bësh?

S’redaktohet një jetë,

Ç’ke bërë , të mbetet gjithmonë.

E dini?

Nuk jam nga ata të stisur poetë,

Që jetën e tyre me laps redaktojnë.

Kështu dhe ashtu ,

Të drejta,gënjeshtra, mëdyshje …

Po mund të ndodhte dhe ndryshe.

Dritëro Agolli