[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valona Hasani: Serbisë nuk po i ecin hiç punët mirë me Ramushin



 

 

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është arrëstuar disa herë nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krime lufte në ish- Jugosllavi gjatë viteve 1998-1999 kundër ushtarëve serb, me 5 mars të vitit 2005 po me të njëjtën arsyeje, gjithashtu edhe në  korrik të vitit 2010 Haradinaj arrestohej po me të njëjtat arsyeje por me dëshmitarë të tjerë të “trilluar”, në janar të këtij viti Sërbinë e mori malli ta cenoj të drejtën e lirisë së Haradinaj, bëri një fletë arrestë gjoja paska dëshmitarë të tjerë kundër Ramush Haradinaj dhe e arrëstuan në Aeroportin e Bazelit në Francë, po kjo punë hiç kërqysh spo i ecë Sërbisë me Ramushin, sepse po del si gjithmonë kokëlartë dhe fitimtar, e Sërbia s’ka si të jetë ndryshe, ku i dihet edhe pas disa muajve, e vjetëve çfarë tjetër do të trillohet, do të dalë edhe ndonjë robot që do të programohet për të dhënë dëshmi të pabaza, mund të ndodhë edhe kjo Sërbia e njëjta është vetëm strategjinë e ndryshon!

E për që i shkel Gjykata e Hagës parimet themelore të së drejtës penale si në sistemin romano-gjermanik, ashtu edhe në sistemet anglo-saksone është në bis in idem “jo të njëjtën herë për një vepër”.

Apo edhe parimi tjetër i drejtësisë res judicata “nuk lejon rigjykimin e një çështje e cila është gjykuar më  parë me vendim të formës së prerë”.

Kjo qe bie në kundërshtim automatikishtë me veprimet e Hagës.

Po besoj që edhe Tribunalit Nderkombëtar të  Hagës u është bërë monotoni kjo çështje me fitues të njëjtë! S’del asgjë tjetër prej një njeriut të nderit se sa vetë NDERI.