[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valona Hasani: Kosova nuk siguron të ardhme



Botapress, 8 Shkurt

Të jesh student\e do të thotë arrite deri diku, por të gjesh punë arrin cakun kryesorë, që i bie mund të gjesh punë të rëndomta, të punosh në ndonjë market, në ndonjë dyqan rrobash, të jesh shërbyes në ndonjë lokal, restorant apo çfarëdo qoftë, sigurisht pa harruar që duhet të u shërbesh personave serioz, me kollare të zbukuruar, me vetura të luksoze, që janë persona me ndikim të madh në shoqëri, mos t’i anashkalojmë edhe zonjushat me taka të larta, me minifunde ose me mire të them “supermodele”.

Te jesh student\e e të ballafaqohesh  me presione psikologjike, gjendjen e rendë financiare, të mundohesh aq shumë dhe të mos gjesh punë është njëra ndër temat më të njohura në vendin tonë, por për politikat e sotme kjo temë është e njohur në kohën e premtimeve boshe, në kohën kur u duhet vota e qytetarit.

Më është theksuar në vesh fjalët e shumë studentave duke treguar sinqërisht dy prej arsyjeve kryesore pse nuk mundohen të arrijnë atë që duan, duke përmbysur shpresën e pa shpresë duke thënë: “Pse të mësoj, edhe ashtu nuk gjej punë”, ose edhe fenomenin e njohur viteve të fundit “Do të emigroj, këtu nuk ka të ardhme”. Të rinjët e Kosovës nuk duan që të ikin, por detyrohen të bëjnë një gjë të tillë, sepse shumicën e rasteve nuk kanë rrugëdalje. Hapja e konkurseve për punë është një gjë ideologjike  larg etapave të realës,  hapin konkurse kur që moti me njoftësi kanë marr njeriu për “punën e duhur”, e gjëja më e keqe kur ai person nuk dinë asgjë për atë fushë, e njerëzit që kanë përfunduar atë fakultet me  ndershmëri dhe me sukses, duhet të marrin rrugët e tjera, kjo është Kosova jonë që nuk siguron të ardhme.

Shkruan: Valona Hasani