Gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën rreth 5 eurove për automjetet.
Syla ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi. Ai i quajti ata ‘llaskuca të stikersave ka 5 euro’.
“Edhe të padishëm edhe të poshtër, plus edhe rrenca. O si e kam pa Hysen Durmishin e VV’së aty në Ministri të Liburn Aliu, e dita që kanë mi mshu pares diku. 20 tendera me procedura të shpejta 1 burimore. Plus një rruge në Prishtinë ja ka lon emrin e babës vet, te Rruga C, tash radhën e ka çka? Nashta Marigona me u quajt Liburnia… more llaskuca të stikersave ka 5 euro. Gërrvalleshin hajnat, hajnat… tash me stikersa taksë, po marojnë oligarki të re… sortë e flliqt”, shkroi Syla në Facebook.
Nga data 1 shtator, kompania “Auto Control Kosova”, do të inkasojë nga 4.90 euro, për secilin automjet për t’i vënë asaj tiketën ngjitëse, e cila konfirmon se mjetit motorik i është kryer kontrolli teknik.