Opinionistët Valon Syla e Ilir Mirena kanë reaguar pas vendimit për lirimin e 6 të arrestuarve në Manastirin e Banjskës ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku ndërkaq u ekzekutuan së paku 4 terroristë dhe u arrestuan disa prej tyre, shkruan Botapress.
Por për habi të opinionit publik por edhe të analistëve Syla e Mirena, 6 prej tyre të arrestuar në Manastirin e Banjskës si të dyshuar për pjesëmarrje në akte terroristë u liruan sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kjo ka irituar në masë të madhe edhe popullin shqiptar në Kosovë e në diasporë.
Ndërkaq opininistët Valon Syla e Iliri Mirena kanë reaguar me këto postime në Facebook:
Valon Syla: Këta 4 persona ‘terorristë nga rasti Banjska’ që u liruan, çka boni vaki?
Qeveria Kurti i merrke kreditat per suksesin e policisë e tash a pe merr kreditin që i lëshun 4 persona, qe pernjehërë sqebkan terrorista?
#albanologji #demagogji #vvalon Syla:
Ilir Mirena: Pse me procedura kaq te shpejta, pa u ba 48 ore, me u liru 6 te arrestuar per terrorizem?
Nuk po paragjykoje asgje, por k’tu per kontrabande t’specave mbetesh ne paraburgim me muaj te tere, e qysh me u liru kaq shpejt dikush si i arrestuar per terror?…🤨