Vetëm sot janë shënuar 17 raste të viktimave nga Covid 19. Nesër do të varrosen 17 qytetarë të Republikës së Kosovës. 17 familje sot janë në zi e nesër hapin të pame.
Covidi nuk fal, por për Covidin janë dhënë fjalë të mëdha. Madje janë rrahur gjoksa. Madje janë krenuar se e kanë ulë shkallën e infektimeve në Kosovë me të parrë pushtetin.
Këta të 14 Shkurtit sot ose i kanë shti veshtë n’lesh ose po ia hedhin valles nëpër zijafete e dasma familjare pa maskë dhe pa kurrfarë kriteresh mbrojtëse kundër Covid 19.
E tash qysh me i thanë Arben Vitisë: Arben ministri apo Arben mindili?
Nga fotografia që po i shihni ky “mbiemri” i dytë i shkon më shumë e më mirë!
Me Covidin nuk ka lojë!
Por me Covidin nuk bëhet as politikë.
Këta që i fituan KREJT duket se po e menaxhojnë “mirë” situatën me Covid: DREJT e në Klinikë!