Personazhi kontravers nga Gjilani, Princvalentino Corleone, shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij. Pak javë më parë ai përfundoi në spital, pasi dyshohet se u plagos me armë zjarri nga vajza me të cilën bashkëjetonte. E së fundi, ai ka rënë pre e një gracke të punuar nga tri vajza me të cilat deshi ta kalojë natën, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se e gjithë ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës, ku Vali kishte shkuar në një nga motelet në Gjilan, bashkë me dy vajza, njëra e nacionalitetit serb dhe tjetra shqiptare. Por treshja e natës nuk ishte vetëm, pasi atyre iu bashkuan edhe dy vajza tjera nga Maqedonia e Veriut, të cilat siç duket e futën në kurth gjilanasin e njohur.