Ai është 38 vjeç dhe jeton në lagjen Hajvalia të Prishtinës. Valbon Poroshticës i është rënduar jeta nga gjendja shëndetësore dhe materiale. Ai është operuar dy herë, është pacient që pret edhe ndërhyrje të tjera intervenuese dhe analiza të tjera mjekësore.
Por Valboni përveç se është i sëmurë ka një gjenje të mjerueshme të kushteve për jetë. Jeton me bashkëshorten e cila poashtu vuan nga reuma në unazat e shpinës dhe nga gjendja e rëndë ka edhe depresion psiqik. Ndërkaq vajza e tyre 8 vjeçare po i vuan pasojat e prindërve të sëmurë dhe të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Valboni është lajmëruar në redaksinë e Botapress-it me kërkesën që t’i bëjmë një shkrim dhe një apel për njerëzit e vullnetit të mirë dhe bamirësi kudo që janë që të lajmërohen dhe t’i ndihmojnë Valbonit dhe familjes së tij.
Numri kontaktues i Valbon Poroshtiës është 383 45 547 014
Le ta ndihmojmë Valbonin!
Zoti ju shpërbleftë me të mira gjithë ju që d ta ndihmoni Valbonin dhe familjen e tij!