[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vaksinat COVID-19: Si funksionojnë, a janë të sigurta dhe cila prej tyre është më efikase



Vaksinat COVID-19 funksinojnë duke e “njoftuar” sistemin imunitar me një formë joaktive të koronavirusit SARS-CoV-2. Kjo formë nuk e shkakton sëmundjen, por vetëm i aktivizon mekanizmat imunitarë për ta përgatitur trupin ta luftoj virusin.

Të gjitha vaksinat gjithmonë kanë funksionuar duke trajnuar sistemin imunitar për t’iu përgjigjur infeksionit në të ardhmen. Vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta për shumicën e njerëzve, dhe kanë pak ose fare efekte anësore.

Pas gati një viti nga fillimi i puinimeve për gjetjen e një vaksine adekuate, janë autorizuar 12 lloje të vaksinave kundër COVID-19, të cilat përdoren në vende të ndryshme të botës.

Disa nga llojet e vaksinave, të cilat përdoren për parandalimin e sëmundjeve virale, siç është edhe koronavirusi i ri janë:

Vaksinat e ARN-së

Vaksinat vektorale virale

Vaksinat e inaktivuara

Vaksinat e nënnjësisë

Megjithatë, të gjitha vaksinat e COVID-19 kanë të njëtin qëlim, mbrojtjen nga kjo sëmundje, gjithsesi ato përdorin teknologji të ndryshme. Disa vaksina bazohen në të gjithë materialin gjenetik të virusit, kurse disa të tjera përdorin vetëm një pjesë të tij.

Vaksinat e ARN-së

Me këtë teknologji të vaksinave janë krijuar ajo e BioNTech-Pfizer dhe Moderna. Këto vaksina nuk përmbajnë asnjë pjesë të virusit SARS-CoV-2. Në vend të kësaj, ato përmbajnë një pjesë kimikisht të sintetizuar të ARN- informative të ngjashme, e cila është e mjaftueshme që qelizat e sistemit imunitar të krijojnë një mbrojtje kundër këtij virusi.

Qelizat pasi krijojnë proteina mbrojtëse, I paraqesin ato në sitemin imunitar, I cili përgjigjet duke krijuar antitrupa të nevojshëm dhe kështu zhvillojnë një imunitet të qëndrueshëm kundër koronavirusit.

Vaksinat vektorale virale

Vaksina “Oxford-AstraZeneca”, “Sputnik V” dhe “Johnson and Johnson”, janë të gjitha të krijuara nga teknologjia vektorale e virusit. Këto vaksina përdorin një formë virusale të padëmshme, por të mjaftueshme për të aktivizuar antitrupat e nevojshëm për të luftuar COVID-19.

Këto lloje vaksinash përdorin disa vektorë apo bartës, me anë të së cilëve e përcjellin formën virusale. Këta vektorë mund të jenë adenovirusë, të cilët janë viruse që shkatojnë ftohjen e zakonshme. Sikurse edhe vaksinat, që përdorin ARN-në, edhe këto vaksina nuk përmbajnë informacionin e nevojshëm për të koduar virusin COVID-19, prandaj nuk e shkaktojnë këtë sëmundje.

Vaksinat e nënnjësisë

Ashtu si vaksinat e ARN-së dhe ato vektorale, edhe këto vaksina përdorin vetëm një pjesë të informacionit të virusit SARS-CoV-2. Sipas kësaj teknologjie, e cila I kodon direkt proteinat imunitare, është e krijuar vaksina “Novavax”. Vaksina e Novavax, përdor qelizat e insekteve për të rritur proteina që formojnë disa nanogrimca, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të krijuar imunitet ndaj Covid-19. Për këtë arsye Novavax, përdor edhe një ndihmës, që është një kimikat që stimulon aktivizimin e sistemit imunitar.

As ky lloj I vaksinës nuk ka material të mjaftueshëm për të shkatuar sëmundje në organizëm, prandaj është I sigurt.

Vaksinat e paaktivizuara

Ndryshe nga vaksinat e tjera, kjo lloj vaksine përdor të gjithë virusin SARS-CoV-2. Gjithsesi, virusi është I modifikuar kimikisht dhe është inaktiv, prandaj është I sigurt dhe nuk e shkakton sëmundjen COVID-19.

Llojet e vaksinave të krijuara sipas kësaj teknologjie janë: “Sonavac”, “Sinopharm” dhe “Bhorat Biotech”. Të gjitha këto lloje vaksinash përdorin një kimikat të quajtur beta-propiolaktine, e cila e mban materialin e koronavirusit të inaktivizuar.

Imuniteti ndaj COVID-19 që krijohet pas marrjes së këtyre vaksinave mund të mos jetë aq i gjatë, prandaj këto kompani kanë përdorur edhe një “ndihmues” për të krijuar përgjigje më të fortë imunitare.

Megjithëse ka ndryshime në efikasitetin midis vaksinave, që shkencëtarët kanë krijuar, të gjitha vaksinat e autorizuara janë të sigurta. Efektet anësore që këto vaksina I shkaktojnë janë të zakonshme.

Gjithsesi, sipas shkencëtarëve efiksasiteti i secilës vaksinë, do të dihet vetëm në kohën kur shumica e popullsisë në botë të jetë vaksinuar. /Medical News Today