[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vajza shqiptare rrëfen live si u përdhunua nga xhaxhai në sy të nuses



Një vajzë e trafikuar ka guxuar të bëjë publik rastin e saj në emisonin “ E diela Shqiptare’.
Gjithçka është transmetuar brenda rregullave të anonimatit.

Vajza vinte nga një familje e varfër dhe me probleme. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe mbahej nga njerka e cila sillej shumë keq me të.

Më pas iu desh të kalonte në familjen e xhaxhait dhe këcënohej nga nusja e tij. Në moshën 14 vjeçare ajo u përdhunua nga xhaxhai, i cili kishte ardhur në gjendje të dehur në shtëpi. Ndërkohë që vajza përdhunohej nusja e xhaxhait ishte në shtëpi.Express

Vajza iku nga shtëpia duke shkuar te një i njohur. “Një ditë dola në dyqan dhe më rrëmbyen dy të panjohur “- rrëfen vajza.

Vajza mendon se pas kësaj fshihet xhaxhai. E dërguan në një lokal ku kishte dhe shumë vajza të tjera të cilat do të punonin si prostituta. Atje vinin 30 përsona për një gocë në ditë. Më pas vajza u dërgua jashtë shtetit dhe ndërkohë ruhej nga një tutor.

Vajza kishte frikë të fliste me policinë.

Në hotelelin ku punonin kishte dhe një vajzë që donte të arratisej.

“Vajza u hodh nga dritarja e katit të tretë të hoteli. Mori çarçafin dhe e lidhi në dritare dhe u hodh nga kati i tretë, shkoi në polici. Më pas forcat RENEA mbëritën atje dhe shpëtuan vajzën që tregoi ngjarjen. Ëndrra e vajzës së trafikuar është të vazhdojë shkollën.