[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vajza, ja çfarë rëndësie kanë përvojat e mashkullit para krevatit tuaj



Sa seksual duhet të jetë partneri?

Në një lidhje nuk ka rëndësi vetëm historiku juaj seksual por edhe i tij. Ekspertët amerikanë parashtrojmë eksperiencat që duhet me doemos të ketë një mashkull përpara se të shtrihet në krevatin tuaj.

– Duhet të ketë në të kaluarën një mësuese të mirë dhe jo një vajzë të padalë, që sa herë kryenin marrëdhënie e shikonte me ndrojtje.

– Duhet të ketë të paktën një lidhje të gjatë erotike. Dhe koha e përshtatshme është të paktën 1 vit Kjo do t’iu ndihmojë që të merrni në krevat një partner erotikisht të përgatitur, i cili ka ide te qarta mbi trupin dhe di si ta trajtojë atë.

– Duhet të ketë provuar seks të keq. Natyrisht meshkujt theksojnë se ekzistojnë dy kategori seksi: i mirë dhe ai fantastik. Ndërsa për sa i përket të keqit, atë e mohojnë si ekzistencë. Por kjo nuk do të thotë se është e vërtetë. Provoni t’i ktheni një herë shpinën dhe ta refuzoni dhe shikoni reagimin e tij. Nëse kjo ndodh për herë të parë, duhet të dini se për çdo herë që do t’iu kërkojë diçka të tillë dhe ju do të thoni “jo”, ai do ta konsiderojë disfatë por ka mundësi që herët e tjera të përpiqet shumë për t’iu zgjuar epshin erotik.

– Duhet të jetë shoqëruar me një femër seks simbol. Ky fakt ju ndihmon të përdorni sa më shumë fantazi dhe ai të mos iu keqkuptojë, pasi të tilla ka pasur rastin t’i shijojë me ish-të dashurën e tij.

Gjithashtu, do të dijë si t’iu kënaqë, pasi eksperienca me seksi simbolin duhet t’i ketë mësuar shumë, përveç rastit kur ajo mund të jetë një flluskë boshe që ka vetëm emrin e tillë.

Të thyesh tabutë

Keni dëgjuar ndonjëherë “seks shoqëror”? Me fjalë më të thjeshta, seks me meshkuj më të vegjël ose më të mëdhenj në moshë se ju. Rregulli kërkon që të paktën një herë duhet të flini me një mashkull, të cilin kurrë nuk do t’ia njihnit familjes suaj dhe që do t’i bënte miqtë tuaj t’iu shikonin shtrembër. Gjithmonë, vjen një moment i tillë në jetën e gruas, kur ajo duhet të thyejë tabutë, për të mësuar më tepër për vlerën e vërtetë të atij tipi mashkulli që duhet të zgjedhë. Nga ana tjetër, vetëm kështu do të mësojë se seksi i mrekullueshëm nuk është vetëm pronë ekskluzive e meshkujve, sikurse mendonte deri në ato momente