Vajza i shpëton vdekjes për një fije, bëhet hit në rrjet 

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo shprehje merr kuptim më së miri, për një incident të ndodhur me një vajzë në një stacion treni në Samsun të Turqisë.

Vajza e re me kufje në vesh po kalonte shinat e trenit dhe si duket nuk ka mundur të dëgjojë trenin 60 tonësh që vinte pranë saj. Treni ka frenuar në momentet e fundit ndërsa vajza ka mundur të shpëtojë mrekullisht.

LEXO EDHE KETE

​Hyjnë në fuqi sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë

Pas marrjes në pyetje vajza e re theksoi se kishte vënë kufjet dhe nuk e kishte dëgjuar trenin. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është pasqyruar masivisht nga mediat turke./Botapress.info/

ngjashme