Vëllai i Afrimit, Muj Bunjaku, në akademinë përkujtimore kushtuar Afrim Bunjakut, u shpreh se për familjen e tyre është dhimbje e madhe humbja e vëllait, por njëkohësisht janë krenar për trimërinë e tij.
Muja, me këtë rast, kujtoi porosinë e Afrimit se duhet të bashkohen të gjithë që të ruhet çdo pëllëmbë e Kosovës. Amaneti i tij ishte: “Kjo është tokë e jona duhet ta mbrojmë”.
Lavdi dëshmorëve të rënë për atdhe, lavdi heroit më të ri rreshterit Afrim Bunjakut, rroftë republika e Kosovës, rroftë kombi shqiptar”, u shpreh ai.
Kurse Arbenita, vajza e heroit Afrim Bunjaku, ka thënë se është e vështirë për një fëmijë t’i imagjinojë ëndrrat kur i mungon “krahu më i fortë, babai”, duke theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe. /RTK