Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë, të martën rreth orës 11:00 e cila më pas është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në spital për trajtim.
Sefer Husaj, ka qenë njëri ndër personat që e ka shpëtuar. Ai për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ka treguar në detaje se si e ka shpëtuar.
“Rreth orës 11:00 unë kam qenë në makinë duke vozitë, kur dy vajza kanë dalë dhe më kanë thënë që një vajzë ka rënë në lumë, kam dal në moment. E kam pa duke lypur ndihmë. Atëherë kanë ardh edhe disa e kanë pas një lokal aty edhe kam dashtë të hidhëm në lumë, ka qenë një lartësi rreth 3 metra. Ai personi më ka thënë po e bi një litar, e ka pru litarin edhe e ka hudh, e ka lidh nëpër duar e ka bërë në atë mënyrën që mos të zgjidhet, mandej edhe dorën tjetër e kem ngritë lartë, sdi më ka japur fuqi Zoti shumë. E mandej e kem thirrë Policinë për më thirrë ndihmën e parë”, tha Sefer Husaj për emisionin e mëngjesit në T7.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se vajza është jashtë rrezikut për jetë.
Se çfarë ka thënë më shumë rreth shpëtimit të vajzës, e kuptoni duke klikuar në video. /Botapress.info/.