Prania e formacioneve ushtarake serbe që veprojnë brenda territorit të Kosovës, gjegjësisht në malet e Leposaviqit ka kohë që veprimtaria e tyre është vërejtur ndonëse nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre nga institucionet e sigurisë.
Megjithatë KFOR-i si përgjegjësi kryesor i ruajtjes së sigurisë, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qete dhe e qëndrueshme, dhe se nuk ka vend për shqetësime.
Ndërkaq sa i përket veprimtarisë së dyshimtë të klubit sportiv “Air sof club Vukovi” nën të cilën janë duke vepruar ish ushtarak serb, si dhe duke zhvilluar stërvitje taktike ushtarake në malet e Leposaviqit, KFOR-i ka thënë se janë duke e monitoruar gjithë territorin dhe situatën e sigurisë në Kosovë.