• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ushtria del rrugëve të Bejrutit: Do të qëllohen të gjithë të armatosurit

nga Bota Press
14 Tetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ushtria e Libanit ka nxjerrë në rrugët e Bejrutit trupa dhe mjete të rënda ushtarake për ta marrë situatën nën kontroll pas protestës së përgjakshme ku janë vrarë së paku gjashtë persona.

Përmes një deklarate të publikuar në Twitter, forcat e armatosura të Libanit paralajmëruan se do të qëllojnë secilin person të armatosur në zonën ku ka shpërthyer përleshja e armatosur dhe bënë thirrje që të zbrazen rrugët afër përleshjeve, në lagjen Tayouneh.

Sidoqoftë, një zyrtar i lartë i Hezbollahut i tha televizionit amerikan, CNN, se grupi i tij nuk do të kundërpërgjigjet me zjarr pas paralajmërimit të ushtrisë. “Ata duan që të na fusin në trazira civile dhe ne nuk duam që të mbjellim trazira civile”, tha ky zyrtar.

Qindra përkrahës të grupit të lidhur me Iranin, Hezbollah, dhe aleatit kryesor të tij, Amal, marshuan drejt Pallatit të Drejtësisë në Bejrut për ta kërkuar shkarkimin e gjykatësit që po merret me rastin e shpërthimit masiv të vitit të kaluar.

Përderisa protestuesit po marshonin, të shtëna armësh u dëgjuan nga një drejtim i panjohur, duke i detyruar protestuesit dhe gazetarët që të kërkojnë hapësira më të sigurta për strehim.

Sipas Kryqit të Kuq Libanez, gjatë përleshjeve janë vrarë gjashtë njerëz e janë plagosur mbi 30 të tjerë./Gazeta Botapress.info/

Tags: Ushtria del rrugëve

Të ngjashme

Kuriozitete

Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Lajme

Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Diaspora

Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Botë

Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin
  • Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!
  • Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi
  • Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit
  • Katër ministri të Kurtit pa asnjë cent investime kapitale për 6 mujorin e parë të vitit 2022

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.