• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ushtari, polici, mjeku, mësimdhënësi do të marrin këto paga me ligjin e ri

nga Bota Press
15 Shkurt, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend, ndër funksionarët publikë, bazuar në draftin që ka përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme, për Ligjin për pagat. Edhe pse s’është caktuar vlera e koeficientit, në listën e siguruar nga KOHA, presidenti ka vlerën më të lartë të koeficientit, 20.

Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars. Ende pa u bërë publik, ndaj tij ka pasur reagime e kundërshtime nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientet për ta.

Në sistemin gjyqësor, kryetari i Gjykatës Supreme do të ketë koeficient 18.5. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor koeficient 18. Në këtë sektor, paga më e ulët do të jetë ajo e bashkëpunëtorit profesional të Gjykatës Themelore me koeficient 6.6.

Në sistemin prokurorial, kryeprokurori parashihet të ketë pagë me koeficient 18.5. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 18, ndërsa edhe këtu paga më e ulët do të jetë me koeficientin 6.6 te bashkëpunëtori profesional i Prokurorisë Themelore.

Në Forcën e Sigurisë, rekruti/kadeti do të ketë koeficient dy të pagës, ndërsa ushtari 4. Gjenerallejtënanti do të ketë koeficientin 14.5 të pagës.

Një polic do të ketë koeficientin 4.2 të pagës. Ndërkaq kadeti 2. Pagat në Polici do të lëvizin deri në koeficientin 14 për drejtorin e përgjithshëm.

LEXO EDHE KTE: Sindikata e Policisë: Rangimi që i është bërë policisë në Projektligjin e Pagave është i papranueshëm

Ndërkaq në arsim pagat do të lëvizin nga 14.2 si koeficient te pozita më e lartë, ajo e rektorit e deri te 3.9 te bibliotekistat. Një mësimdhënës në shkollë fillore dhe të mesme të ulët do të ketë koeficientin 4.6 të pagës. Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë do të kenë koeficient 4.9 të pagave. Drejtorët e shkollave do të kenë koeficient 5.3 të pagës, ndërsa profesorët e rregullt 12.4.

Në shëndetësi, mjekët specialistë do të kenë koeficient 10.1 të pagës, ndërsa koeficientin më të ulët do ta kenë laborantët, infermierët, mamitë, teknikët mjekësorë dhe ata farmacistë me koeficientin më të ulët 3.7 e më të lartin në këtë kategori 4.75.

Te nëpunësit e shërbimit civil, ata të administratës së shërbimit publik dhe nëpunës teknik dhe mbështetës koeficientet do të lëvizin nga 14 deri në 2.8.

Një ambasador do të ketë koeficientin 10.5 të pagës, ndërsa paga më e ulët në Shërbimin e Jashtëm pritet të jetë me koeficientin 4.8 tek agjenti konsullor dhe sekretari III në Misionin Diplomatik.

Krijuesit dhe performuesit e kulturës e të artit do të kenë koeficient nga 3.6 deri në 7.

Te zyrtarët dhe nëpunësit e kabinetit, pagat do të lëvizin me koeficientet nga 13 te këshilltarët e lartë deri në 3.4 te nëpunësit e kabinetit 2.

Pozitat tjera

LEXO EDHE KETE: Miftaraj: Nuk guxohet t’i ulen pagat prokurorëve dhe gjykatësve..

Tags: Policia e Kosoves

Të ngjashme

Aktuale

E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Lajçak pas takimit veç e veç me Kurtin e Vuqiqin: Nesër pres një marrëveshje!

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Stoltenberg e përserit edhe me Kurtin gatishmërinë e NATO-s për intervenim

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Ushtarë të KFOR-it pozicionohen në drejtim të pikave kufitare Jarinë dhe Bërnjak

nga Bota Press
17 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit
  • Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu
  • Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës
  • E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.