[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ushtarë gjermanë përreth kufirit me Rusinë, shqetësohet Moska zyrtare



Rusia e sheh vendosjet e trupave dhe mjeteve ushtarake të NATO-s në shtetet e baltikut, Poloni dhe Gjermani si kërcënim dhe nuk ka informata për atë se kur do të përfundojnë përgatitjet e saj, raporton agjencia e lajmeve RIA.

RIA e ka cituar zëvendës-ministrin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexei Meshkov, duke thënë se Moska është duke vëzhguar nga afër dhe se do të sigurohet se siguria e saj të jetë e garantuar, transmeton Express.

“Kjo vendosje [e trupave dhe mjeteve ushtarake] natyrisht që është kërcënim ndaj nesh,” RIA e ka cituar Meshkovin të ketë thënë.

Ai ka thënë se Moska nuk e di nëse e tëra do të përfundojë me kaq.

“E kush tha se do të përfundojë me kaq? Nuk kemi informata të tilla. Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, ne po shohim trupa gjermane përgjatë kufijve tanë,” ka thënë ai.

Komentet e Meshkov vijnë pasi SHBA ka vendosur mijëra ushtarë dhe armatim të rëndë në Poloni, shtetet baltike dhe në Evropën juglindore në atë që është përgatitja më e madhe që prej Luftës së Ftohtë