• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ushqimet që duhet të konsumoni dhe të shmangni në verë

nga Bota Press
5 Qershor, 2021
në Shëndeti
Fresh sliced watermelon wooden  old background

Fresh sliced watermelon wooden old background

ShareShareShare

Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme.

Ekspertët kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvëluese dhe ushqimet që duhet të shmangni.

Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet djersës.

USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR

Shalqini
Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave dhe perimeve ngjyrën e ndezur të kuqe. Burime të tjera të likopenit janë domatet, papaja e gatuar, qitro ngjyrë rozë etj. Luleshtrudhet janë të kuqe, por ngjyra e tyre vjen nga një përbërës tjetër dhe jo nga likopeni.

Sallatat
Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 përqind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni dozën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë. Në këtë mënyrë do të jeni të hidratuar dhe do të ndieni freski. Luleshtrydhet dhe kungujt e njomë përmbajnë gjithashtu shumë ujë.

Çaji
Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit. Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë. Pirja e një lëngu të ngrohtë nënkupton që trupi preket nga një dallgë nxehtësie që rrit nivelin e djersës së sekretuar nga trupi që është më e rëndësishme se nxehtësia e brendshme që përftohet nga kjo pije.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Alkoli
Mund të ndiheni të zhgënjyer, por alkoli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është që alkoli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekstreme të motit. Alkoli nxit djersitjen dhe urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin.

Mangot
Në të njëjtën mënyrë si alkoli, mango nxit urinimin dhe djersitjen ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares për të njëjtat arsye.

Mishi
Në mot të mirë, dëshira për piknik në natyrë në shoqërinë e zgarës në gjatë fundjavave në jug të vendit rritet, por mishi duhet shmangur në ditë të nxehta. Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht ka nevojë për një proces që quhet ‘thermogenesis’. Merreni shtruar me mishin, por mos u kurseni me ujin./AgroWeb.

Tags: Ushqimetvera

Të ngjashme

Lajme

Pse nuk duhet të flini me freskuesen ndezur

nga Bota Press
31 Korrik, 2022
Lajme

Pse duhet të bëni dush me ujë të ftohtë

nga Bota Press
28 Korrik, 2022
Lajme

Rreziqet që shkakton vapa e madhe te njerëzit me sëmundje të zemrës

nga Bota Press
24 Korrik, 2022
Lajme

Kjo simptomë e koronavirusit shfaqet gjatë natës

nga Bota Press
20 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere
  • Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…
  • Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”
  • Receta shekullore e Djathit të Sharrit
  • Sveçla në Veri, i viziton policët që u ballafaquan me sulme para një jave, ua jep një porosi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.