Urologu nga Peja propozon heqjen e kujdestarisë 24-orëshe

Urologu Vigan Vokshi ka propozuar që të hiqet kujdestaria 24-orëshe për mjekët dhe të përgjysmohet në vetëm 12 orë.

Përmes një postimit në Facebook, Vokshi ka thënë se lodhja e madhe po shkakton edhe vdekjen e mjekëve në moshë të re.

LEXO EDHE KETE

Arti në zi: Ndahet nga jeta aktorja me origjinë shqiptare e njohur në mbarë botën 

Sipas Vokshit, kjo mënyrë aplikohet edhe ne Evrope dhe SHBA.

“Nga lodhja e madhe dhe kujdestaritë e shumta, orët e punës mbas 12 të natës po bëjnë që edhe të kemi shumë vdekje të specialistëve në mosha të reja”, ka shkruar Vokshi.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Kujdestaria 24h duhet te kalohet ne 12h sikurse ne Amerike dhe BE.
Mendoje qe asnje individ ne qfardo profesioni, trupi i tij nuk eshte i afte te punoje 24h pa ndal, e aq me pak profesioni i doktorit i cili me nje gabim mund ta humb te gjithe investimin dhe karieren…
Qe ta ruajm Specialistin e te punoje deri ne pension dhe mbas pensionit te kontriboje per mjekesi duhet te fillohet qe tani te mendohet me shume rreth kushteve te punes dhe sistemit te punes…perndryshe Specialistat kane me dal shume ma heret ne pension, kontributi i tyre ka me qene i shkurt ne mjekesi…nga lodhja e madhe dhe kujdestariat e shumta oret e punes mbas 12 nates po bejne qe edhe te kemi shume vdekje te specialisteve ne mosha te reja 😞….
Shpresoje te punohet me shume rreth resurseve humane dhe te kemi nje jete te shendetshme dhe sa me pak stres…sepse kur ne jemi te shendosh e kemi edhe popullaten me te shendosh.
Dr. Vigan Vokshi MD Urolog

ngjashme