[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ura mbi Ibër në Mitrovicë nuk hapet nesër, siç ishte paraparë



Hapja e urës kryesore në Mitrovicë, e cila ishte njoftuar për nesër, është shtyrë.

Arsyeja është se punimet në renovimin e urës dhe rrugës “Mbreti Peter” në veri nuk kanë përfunduar, raporton media serbe Tanjug.

Zëdhënësja për politikën e jashtme të BE-së, Maja Kocijancic, ka thënë se BE-ja po vazhdon bisedimet me të dyja palët për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet që lidhen me punën në urën në Mitrovicë dhe në rrugën “Mbreti Peter”.