[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës jep titullin “Doctor Honoris Causa” shkencëtarit grek Triantafyllos Albanis dhe profesorit të shquar italian Genuario Belmonte



nga MSc. Albert HABAZAJ 
E premtja e datës 20 janar 2017 do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në Kujtesën e 
Universitetit të Vlorës si një ditë e veçantë; ndër më të bukurat ditë, mesazhdhënëse, 
kulturoro-akademike e gëzimtare për senatin, stafin akademik, personelin administrativ dhe 
studentët ismailqemalistë të Universitetit tonë 23 vjeçar. Qe vërtet një festë dinjitoze dhe 
domethënëse, ku mirrnin pjesë anëtarët e Senatit Akademik, Kryetari i Senatit Akademik të 
Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, njëkohësisht rektor i Universtitetit prof. Roland Zisi, rektorë 
të universiteteve të tjera shqiptare, dekanë, të ftuar të tjerë, pedagogë dhe studentë. 
Gjithashtu 
morën pjesë në këtë ceremoni nderimi jo vetëm për Universitetin, por sidomos për Vlorën e 
përparuar, edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak zj. 
Vojsava Shkurtaj. U realizuan propozimet e Departamentit  Kimisë dhe atij të Biologjisӫ, të dy 
 Fakultetit  Shkencave Teknike, me vendimin e Senatit Akademik  kӫtij universiteti pӫr 
dhӫnien e titullit Doctor Honoris Causa prof. Triantafyllos Almpanis (Albanis) dhe prof. 
Genuario Belmonte, duke ndërtuar një urë të re, të fortë e të qëndrueshme komunikimi akademik 
e kulturor midis vendeve mesdhetare të trekëndëshëshit jonian Shqipëri, Greqi, Itali me mikpritës 
Vlorën universitare dhe qytetare. Triantafillos Albanis dhe Genuario Belmonte, me pjesëmarrjen 
e tyre aktive për mbi dy dekada me Universitetin tonë, kurorëzuar me vlerësimin e merituar 
Doctor Honoris Causa”, forcojnë urat kulturore mesdhetare dhe i japin një dimension tjetër  
madh Universitetit “Ismail Qemali”  Vlorës (patjetër dhe qytetit)  botën akademike 
europiane. 
*** 
Për Universitetin e Vlorës, prof. Triantafyllos Almpanis, i shquar në opinionin shkencor të 
Greqisë, ka qenë Njeri Institucion, sepse, qysh në fillimet tona, e ka parë me besim institucionin 
e ri e të brishtë të arsimit të lartë buzë deteve joniano-adriatik, duke e ndihmuar me shpirt e me 
mendje për paraqitje dinjitoze në botën akademike bashkëkohore në rajon e më gjerë. Prof. 
Almpanis njihet si një personalitet i shquar në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor, aktiviteti 
i të cilit është i fokusuar në studimin e kimisë së mjedisit, duke kombinuar në mënyrë të 
shkëlqyer aktivitetin e tij kërkimor me atë didaktik, shkencor dhe organizativ. Ai konsiderohet 
model i shkëlqyer në komunitetin akademik ndërkombëtar dhe kontributi i tij ka qenë i 
vazhdueshëm e i shquar në shkencat kimike dhe mjedisore, si dhe në fushën e veprimtarisë 
didaktike. Zëvendësrektori i Universitetit të Vlorës, prof. dr. Bilal Shkurtaj (fizikan), 
njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kërkimore-Shkencore (QKSH  UV), paraqiti disa referenca 
biografike të aktivitetit kërkimor-shkencor të Profesorit të Janinës. 
Profili kërkimor shkencor i prof. dr. Triantafyllos Almpanis (Albanis): U diplomua në 
moshën 23 vjeçare në Universitetin Aristoteli të Thesalonikisë, në Fakultetin e Kimisë dhe 
duke vazhduar studimet në fushën e tij fitoi titullin Ph.D në vitin 1987 në Universitetin e Janinës. 
Në vitin 1989, kreu studimet post doktoriale në Departamentin e Biokimisë në Universitetin 
Shtetëror të Teksasit në San Antonio dhe në vitin 1990, kreu një studim në post doktoraturë në 
shkencave mjedisore, sidomos për efektet që mund të ndodhin në mjedis. Mbas kthimit nga 
Amerika në Europë, vazhdoi punën kërkimore në Institutin Agronomik të Mesdheut në Zaragora 
dhe në Qendrën për Studime të Avancuara në fushën e shfrytëzimit të energjisë prej mbetjeve të 
agrikulturës, ku iu akordua diplomë prej Këshillit të Europës, në tetor 1993. Karriera shkencore 
vazhdoi me studime të thelluar në fushën e Toksikologjisë Mjedisore: Metodat Biomonitoruese 
në Mjedis në Universitetin e Kupio, Finlandë, nëpërmjet një followship të financuar nga 
Fondacioni Shkencor Europian (Europian Scienze Foundation, ESF) në vitin 1995. Ai ishte 
gjithashtu akademik dhe bashkëpunëtor shkencor  Departamentin e Kimisë Inorganike dhe 
Departamentin e Inxhinierisë Kimike  Universitetin Aristoteli  Thesaloniki, gjatë 
periudhës 1981-1982. Për një periudhë prej 5 vjetësh, 1982-1987, Kërkues i asocuar  
Departamentin e Kimisë  Universitetin e Janinës. Njëkohësisht, duke vazhduar edhe karrierën 
akademike,  vitin 1992 merr titullin lektor  Departamentin e Kimisë  Universitetit  
Janinës. Prej vitit 1998-2003 ka qenë prof.as. dhe qysh nga viti 2004 e  vijim mban titullin 
“Profesor”.  fushën e kërkimeve mjedisore ka qe drejtor i Departamentit  Kimisë  
Universitetit  Janinës prej vitit 2004-2008 dhe  periudhën 2010-2014 Rektor i Universitetit  
Janinës. Sot është Zv. Rektor dhe njëkohësisht President i Komitetit Shkencor  Universitetit  
Janinës. Fushat kryesore të kërkimit shkencor të prof. Triantafyllos janë: 1. Kimia mjedisore e 
pesticideve dhe mikrondotësit organikë; 
2. Transporti i pesticideve në ekositemin mjedisor; 
3. Zhvillimi i metodave analitike për përcaktimin e pesticideve dhe mikrondotësit organikë për 
vlerësime mjedisore;
4. Adsorbimi dhe fotodegradimi i pesticideve në kushte laboratorike dhe 
fushore; 
5. Teknikat për largimin e mikrondotësve prej ujërave të shkarkimit dhe ujërave 
sipërfaqësorë dhe tokësorë. Në fushat e kërkimit shkencor ku ka punuar, prof. Triantafyllos ka 
dhënë një kontribut të madh në 42 projekte kërkimore, ku në 33 prej të cilëve ka qenë 
koordinator. Eksperienca e tij i ka kaluar kufijtë e Greqisë, duke qenë i spikatur në shkallë 
botërore. Është autor  dhe bashkautor i 207 artikujve të botuar në revista me reputacion  lartë 
dhe ka prezantuar  konferenca ndërkombëtare  gjithë botën 111 punime. Është anëtar i mjaft 
organizatave profesionale jashtëzakonisht  vlefshme si Shoqata Greke e Kimistëve, Shoqata 
Amerikane e Kimistëve, Divizioni i Agrokimistëve  Shoqatës Amerikane  Kimistëve, 
Shoqëria Ndërkombëtare për Studimin dhe Kontrollin e Ndotjes  Ujërave, i Grupit Helenik  
Kërkimit për Pesticidet dhe Shoqërisë  Kimisë Analitike Mjedisore. Njëkohësisht ka patur dhe 
ka funksione e tituj me përgjegjësi  lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, gjatë kohës  ishte 
President i Divizionit Rajonal  Shoqatës  Kimistëve  Greqisë  Epirin  e Veriut dhe ishujt 
Jonianë (Korfuz dhe Lefkas)  periudhën 1984-1985 dhe 1994-1997 dhe Kryetar i 
Agroekologji  Aplikuar dhe prej vitit 2002 është President i Shoqërisë 
Europiane-Mesdhetare të Edukimit, Vlerësimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe qysh nga viti 2003 
është President i Programit Pasuniversitar Ndërfakultetor në Agrokimi dhe Agrokulturë 
Organike, Universiteti i Janinës. Ka qenë gjithashtu President i Shoqatës së Universiteteve në 
Greqi në periudhën 2011-2012. 
Aktiviteti i gjerë në fushën akademike dhe kërkimore-shkencore është shtrirë prej vitesh edhe në 
Shqipëri, me Universitetin e Tiranës dhe universitetet e tjera të vendit dhe, në mënyrë të veçantë, 
me Universitetin e Vlorës, nëpërmjet marrëveshjeve ndëruniversitare, projekteve të 
bashkëpunimit në fushën kërkimore-shkencore, pjesëmarrjes në konferenca shkencore e 
botimeve në buletinet shkencore. I madh ka qenë kontributi i tij për organizimin e kërkimit 
aplikimi i metodave analitike dhe teknikave përmirësuese për ujërat sipërfaqësore dhe 
nëntokësore midis Republikës  Greqisë dhe Republikës  Shqipërisë”  periudhën 
2005-2007; “Zhvillimi dhe zbatimi i metodave analitike për vlerësimin e ndotjes së mjedisit nga 
shkarkimet në ujërat sipërfaqësorë dhe të pijshëm në rajonin e Vlorës” në periudhën 2010-2014 
në kuadrin e projekteve PKKZH; “Monitorimi wiereless i cilësisë së ujërave të lumenjve 
Arachtos dhe Vjosë në periudhën 2012-2015 në kuadrin e Programit Ndërkufitar IPA 
Greqi-Shqipëri. Marrja e përvojës në kuadër të aplikimit të metodave analitike bashkëkohore nga 
QKSH ka qenë e vazhdueshme.
 Në mënyrë të veçantë ka mbështetur ngritjen e QKSH, pajisjen 
me aparatura dhe programin kërkimor shkencor të saj. Aktualisht, në kuadrin e projekteve që 
aplikojmë IPA II Cross-Bordes Cooperation Programme “Greece-Albania” 2014-2020, do të ketë 
një vazhdimësi të bashkëpunimit shkencor, ku prof. Triantafyllos do të ketë një kontribut të madh 
të paktën në tre projekte, ku do të mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në zhvillimi e kërkimit 
të mirëfilltë shkencor dhe në integrimin me mësimdhënien dhe zhvillimin rajonal, që përbën sot 
një detyrë madhore të vënë para universiteteve nga Ligji i Arsimit të Lartë.   
Profesor Triantafyllos Almpanis (Albanis) nderohet me titullin Doctor Honoris Causa me 
këtë motivacion: Personalitet i shquar i përmasave botërore në fushën akademike dhe 
shkencore, me një aktivitet të gjerë të fokusuar në studimin e kimisë analitike dhe të mjedisit, 
duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer aftësitë e tij kërkimore shkencore, didaktike dhe 
organizative. Aktiviteti i tij i gjerë shkencor pasqyrohet në pjesëmarrjen në projektet e shumta, 
prezantimet në konferenca, kongrese e revista shkencore ndërkombëtare, promovime për tituj 
akademik, bashkëpunimi i gjerë me shoqatat shkencore, departamente, institute, laboratore dhe 
qendra kërkimore shkencore. 
Veprat e tij përbëjnë një kontribut të madh dhe të pakrahasueshëm 
ndaj dijes bashkëkohore dhe shërbejnë si pika referimi për studimet teorike dhe praktike. Duke 
dhënë një kontribut të madh dhe konkret në organizimin e kërkimit shkencor në Universitetin e 
Vlorës, ai përbën njëkohësisht një model të shkëlqyer që synohet të arrihet”. 
*** 
Universiteti i Vlorës është parë nga bota akademike italiane si Universiteti përballë Universitetit 
të Lecces. Qysh kur u ngrit si institucion i arsimit të lartë, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës 
(atëherë Universiteti Teknologjik “Ismail Qemal Vlora) nuk u pa vrëngër, me atë ndjesinë e 
inferioritetit të të madhit ndaj të voglit, “të pabërit ende”. 
Pati interes nga profesorati italian, duke e trajtuar si partner Universitetin e Vlorës (UV) dhe iu 
dha prioritet raporteve konstante midis dy universiteteve adriatike, atij të Lecces (UL) matanë 
dhe këtij të Vlorës më këtë anë. Genuario Belmonte, qysh më 1994 ngriti ura bashkëpunimi. Qe i 
pari profesor europian që theu lartësisht emancipueshëm konceptin e universiteteve të dorës së 
dytë”, duke prurë studentë italianë në auditoret e Universitetit të Vlorës (UV), ndërkohë që nga 
Vlora e Shqipëria rinia studentore ikte, ikte, ikte… Profesor Belmonte qe konstant në 
bashkëpunimin e frytshëm me Universitetin e Vlorës për procesin mësimor, shkencor, 
profesional e akademik. Njeri me botë të madhe e kulturë të gjerë, pa kompleksitete a koncepte 
inferioriteti për UV, por thjesht si matanas i UL, duke qenë një mbështetës projektesh serioz e 
këmbëngulës. 
Profesor Genuario Belmonte nderohet me titullin Doctor Honoris Causa me këtë motivacion: 
Personalitet i shquar  fushӫn akademike dhe shkencore me njӫ aktivitet  gjӫrӫ  fokusuar  
studimin  e biologjisӫ dhe mjedisit,  mӫnyrӫ  veҫantӫ  biologjisӫ detare, duke kombinuar 
 pjesmarrjen   projektet e shumta,  prezantimet  konferenca, kongrese e revista shkencore 
ndӫrkombӫtare, bashkӫpunimi i gjӫrӫ me shoqata shkencore, departamente, institute, laboratore 
dhe qӫndra kӫrkimore shkencore. 
Vleresohet pӫr njӫ kontribut shumӫ  madh pӫr vlerӫsimin e 
pasurive ambjentale  Shqipӫri, duke promovuar edhe vlerat eko- turistike nӫpӫrmjet 
ekspeditave shkencore  pӫrvitshme  zonat detare, bregdetare dhe malore. Duke dhӫnӫ njӫ 
kontribut  madh, konkret dhe  vazhdueshӫm  organizimin e kӫrkimit shkencor  
universitetin e Vlorӫs, ai pӫrbӫn njӫkohӫsisht njӫ model  synohet  arrihet nga stafi ynӫ 
akademik. 
Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. asoc. Hajdar Kiçaj (biolog), në referencёn e 
prezantuar pёr dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” profesor Genuario Belmonte nga 
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, paraqiti një pjesë të veprimtarisë kërkimore të profesorit 
italian, duke u përqëndruar kryesisht në aktivitetin e tij kërkimor të kryer përgjatë disa viteve në 
vendin tonë, në bashkëpunim me pedagogë dhe drejtues të disa universiteteve shqiptare, dhe 
veçanërisht me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe më ngushtë me Departamentin e 
Biologjisë. 
Profili i fushës i prof. dr. Genuario Belmonte: Prof. Genuario Belmonte është diplomuar  
Universitetin e Ferrarёs  vitin 1981  Shkencat Biologjike dhe  vitin 1982  Shkencat 
Natyrore. Ёshtё specializuar  Shkenca dhe Teknologji Ambjentale,  Ekologji (Diplomë 
specializimi);  Biologji Bregdetare, Detare dhe Ekologji (diplomё magjistrale).  vitin 1985 
emёrohet Kёrkues Shkencor Universitar i Zoologjisё pranё Universitetit  Lecces.  vitin 
2001-2005, Profesor i Zoologjisё pranё Universitetit  Lecces (sot Universiteti i Salentos).                                                                                                                                                                                                                    
 periudhёn 2005-2008 ёshtё Zv. President i Fakultetit  Shkencave Matematiko  Fizike dhe 
Natyrore  Univesritetin e Lecces. Nga viti 2011 e  vazhdim ёsh Drejtor i Muzeut  
Ambjentit  Universitetin e Salentos dhe  vitin 2015 pёrgjegjёs Shkencor i Akuariumit  
Salentos. Aktivitet shkencor rmblidhet   294 botime, nga  cilat 244 punime shkencore, 
103  kongrese (46 ndёrkombёtare) , 65  revista ndёrkombёtare. Pёrgjegjёs editorial i 
revistës Thalasia Salentina, e botuar nga Stacioni i Biologjisё Detare Porto Cezario 
(Deparatmenti i Shkencave dhe Teknologjive Biologjike e Ambjentale, DST e BA  
Universitetin e Salentos). Anёtar i Konsorciumit Kombёtar Ndёruniversitar pёr Shkencat e Detit 
(CoNISMa). Ёshtё anёtar i mjaft shoqatave shkencore, si: Unioni Italian i Zoologjisё, Shoqata 
Botёrore e Copepodologistёve, Shoqata Italiane e Biogjeografisё, Shoqata Italiane e Biologjisё 
Detare, Shoqata Italiane e Ekologjisё, Shoqata Kombёtare e Muzeumeve Kombёtar Shkencor, 
Anёtar i Komisionit  Faunёs  Unionit Italian  Zoologjisё, Anёtar i Kёshillit Drejtues  
Stacionit  Biologjisё Detare  Porto Cezario,etj. Bashkёpunёtor shkencor me 27 
departamente, institute, laboratore dhe qendra shkencore, midis  cilave mund  
pёrmendim: Departamenti i Biologjisё Shtazore dhe  Njeriut  Universitetit La Sapenza 
Romё, Stacionin e Zoologjisё Napoli, Laboratori i Biologjisё Detare Trieste, Instituti i Biofizikёs 
Piza, Institituti i Biologjisё Detare Venezia, Instituti Talasografik Taranto, Qendra 
Ndёrkombёtare e Kёrkimeve Detare Athinё, Universiteti Aristoteli” Greqi, Instituti i Shkencave 
Detare Turqi, Universiteteti “Eqerem Çabej” Gjirokastrёs, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, 
Universiteti Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Muzeu i Zoologjisё 
Kopenhage, Instituti i Zoologjisё Rusi, Universiteti i Stambollit (Fakulteti i Peshkimit) dhe 
Universiteti i Kajros, Egjypt. Ka aktivitet shumё  gjёrё  fushёn e mёsimdhёnies si titullar 
doktoraturatave, anёtar komisionesh  e relator. Ndёr vite ёshtё docent pёr lёndёt Zoologjia I e 
II, Zoogjeografia, Zoologjia Evolcionistike, Etologjia, Zoologjia e Aplikuar   Mirat 
Materiale, Ruajtja e Natyrёs dhe e Burimeve  saj, Muzeologjia Shkencore. 
 
Aktiviteti  Shqipëri. Aktiviteti i gje  fushёn akademike dhe kёrkimore shkencore ёshtё 
shtrirё prej vitesh  Shqipёri nёpёrmjet marrёveshjeve ndёruniversitare, projekteve  
bashkёpunimit  fushёn kёrkimore shkencore, pjesëmarrjes  konferenca shkencore e 
botimeve  buletinet shkencore. Profesor Genuario Belmonte u lidh me botёn akademike 
shqiptare qysh  vitin 1995 me qёllim kryesor propozimin dhe nisjen e kurseve universitare  
Biologjisё Detare si dhe vlerёsimin e pasurive ambjentale detare shqiptare. Bashkёpunimi u  
 i ngushtё prej vitit 2002, duke realizuar njё njohje  thellё  bregdetit detar shqiptar dhe 
promovimin jo vetёm  aspekteve natyralistike por edhe atyre eko-turistike.  
Projekte. Pёrgjegjёs direkt  31 projekte kёrkimi dhe i pёrfshirё  11  tjerё. Drejtues e 
kordinator  6 projekte  Shqipёri dhe konkretisht: Organizimi i kursit universitar  
Biologjisё Detare  Universitetin e Gjirokastrёs 1995; Ndёrtimi i njё rrjeti qendrash  kanalin 
e Otrantos pёr studimin e biologjisё detare 2002; Ngritja e njё departamenti  Ekologjisё pranӫ 
Universitetit  Vlorёs, 2003; Projektimi i njё Muzeu/Akuariumi Detar pranё Universitetit  
Vlorёs, 2005; Projekti PER Natur: Turizmi i qendrueshёm, perkorse tematike dhe promovimi i 
pasurive natyrore dhe kulturore. 2006-2007; Projektimi i asistencёs teknike pёr realizimin e n 
Qendre Ndёrkombёtare  Shkencave  Detit (CISM)  Vlorё. Përmes kёtyre projekteve u 
fuqizuan laboratorёt me aparatura e paisje pёr analiza kimiko-ambjentale, me njё minibibliotekё 
me literaturё  shkencave detare,  muze didaktik me reperё  thatё dhe  konservuar si dhe 
ekspozitё fotografike dhe paisje pёr marrjen e kampioneve biologjikë  det. 
Ekspedita shkencore. Pjesёmarrёs dhe pёrgjegjёs/ organizator  25 ekspedita shkencore (katër 
oqeanografike  Kanalin e Otrantos, katër  Krime-Ukrainё, 14  Shqipёrinё Jugore, tre  
Maqedoni). Duke filluar nga viti 2000, ҫdo vit ka kryer ekspedita  Shqipёri duke iniciuar 
bashkëpunimin shkencor me stafin akademik të universiteteve tona, konkretisht: 2002, 
tetor-nёntor. Vizitё  ekspeditё  bregdetin e Shqipёrisё Jugore; 2003, qershor-korrik. 
Kampionime dhe ekspeditё nёnujore gjatё bregdetit shqiptar Jugor; 2004 dhe 2005, Kampionim 
dhe ekspedi nёnujore  Shqipёrinё Jugore; 2006, Kampionime  liqenet e brendshёm dhe 
malorë si dhe  bregdetin Jugor; 2008 shtator, 2009 korrik dhe dhjetor: Ekspeditё  Malin 
Sharr  Maqedoni dhe rajonin e Dumresё pёr kampionimin e trupave ujorё  male  larta dhe 
 zonat e brendshme  Shqipёrisё; 2011 qershor  Kampionim i trupave ujor  liqenet artificial 
 zonat malore; 2011- 2012 korrik, Eskursion natyralistik me studentёt e magjistraturёs 
(Masterit)  Biologjisё Bregdetare dhe Detare dhe Ekologjisё; 2013-2015, Ekspedita kёrkimore 
 Kanalin e Otrantos dhe Adriatikut Jugor me anijet oqeanografike Urania dhe Minerva Uno; 
2014, 2015, 2016. Ekspedita  malet e Ҫikёs , Shebenik (parku nacional), Valmare. Ka mundur 
 eksplorojё hapësirat bregdetare dhe ato ujore sipёrfaqёsore dhe nёnujore  Adriatikut Jugor. 
Ai pёrshkoi zonёn malore  Shqipёrisё  Jugut nga Sazani, Karaburuni, Çika, Shebeniku, 
Skrapari, Pёrmeti, Tomorri, Gramozi e Malet e Sharrit  Maqedoni. Ka qenë pjesëmarrёs   
gjitha aktivitetet shkencore  zhvilluara  Universitetin e Vlorёs  dhe ёshtё vlerёsuar me 
“Çertifikatё Mirӫnjohje” nga Universiteti i Vlorёs me rastin e 10 vjetorit  hapjes  
Universitetit, si dhe me rastin e 100 vjetorit  shpalljes  Pavarёsisё. Belmonte e njeh shumë 
degë këtu. Ndër mirësitë e tij akademike shkencore dhe qytetare, katër janë cilësitë më të 
spikatura: Belmonte është një studiues i vërtetë, një zhytës dhe alpinist i shkëlqyer dhe një 
vlonjat  i vërtetë.  dy profesorët e huaj, edhe  Triantafyllos Almpanis (Albanis) edhe Genuario 
Belmonte, vijnë si tanët  Vlorë, janë bërë si  shtëpisë. Aq jemi familjarizuar, saqë ata i 
pranojnë dhe shakatë tona, se prof. Triantafyllos Almpanis i flasim Trëndafili Shqiptar dhe 
prof. Belmontes i themi Mali i Bukur, dhe, duke i bërë  dy tok u flasim Trëndafili Shqiptar 
 Mal  Bukur. Dhe qeshim çiltër me gurgullima shpirti…