[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Universiteti i Prishtinës kërcënohet nga ISIS



Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka thënë se dje kanë marrë një letër kërcënuese në emër të Shtetit Islamik
Ai ka thënë për Express se kjo ishte arsyeja e mosmbajtjes së ceremonisë në Fakultetin Filologjik është kërcënimi që kanë marrë përmes një letre në emër të Shtetit Islamik.

“Do t’ju sulmojmë me datën 15.02 (shkurt) dhe shihemi te Zoti”, shkruante letra e lënë në sallën ku planifikohej të mbahej ceremonia, ka treguar Hoti për Gazetën Express.

Hoti ka theksuar se letrën nuk mund ta bëjë publike pasi ajo i është dorëzuar policisë.