Rap-artisti Unikkatil i befasoi fansat mbrëmjen e së hënës me publikimin e një kënge të re. Një gjë e tillë, u bë e ditur vetëm në orët e para të pasdites kur edhe u mësua se rap-artisti i preferuar i shqiptarëve do të sjellë, për fansat këngën e tij më të re në bashkëpunim me anëtarin tjetër të label-it TBA, Don Phenom.
“Je ngulë” mban titullin kjo këngë, e cila është puro hip-hop dhe është punuar nga vet dyshja interpretuese.