[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ulrike Lunacek rizgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian



Parlamenti Evropian ka sot rizgjidhur Ulrike Lunacek si Zëvendës Presidente. Ky do të jetë mandati i saj i dytë, si Zëvëndës Pesidente, pasi më parë është zgjedhur në korrik 2014 u njohtua në faqen zyrtare të zonjës Lunacek, ulrike-lunacek.eu.

Duke komentuar pas rezultatit, Ulrike Lunacek ka thënë:

“Unë do të doja të falënderoj kolegët e mi për besimin e gjerë që kanë shprehur tek unë. Unë jam e kënaqur që do të kem mundësinë për të vazhduar punën time si Zëvendës Presidente e Parlamentit Evropian. Si një avokate e fortë e vlerave evropiane dhe të drejtatve themelore të njeriut dhe minoriteteve, unë do të përdorë rolin tim për të siguruar që parlamenti demonstron këto vlera në mbarë botën, tha Lunacek, raporton Gazeta Express.

Bashkimi Evropian përballet me kohë të vështira. E shoh rizgjedhjen time si një mundësi për të zgjeruar dimensionet sociale dhe mjedisore të BE-së duke mbrojtur Bashkimin kundër tërbimit shkatërrues të krahut të djathtë të populistëve dhe ekstremistëve”, ka perfunduar Zëvëndës Presidentja e Parlamentit Evropian.

Zonja Lunacek është përkrahëse e vazhdueshme e Kosovës në kuadër të instituconeve të Bashkimit Evropian.