Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemaj, pasi ky shkroi për qëndrimin e IKD-së në raport me rritjen e pagave për gjyqtarët nga Qeveria Haradinaj, dhe uljen, nga Qeveria Kurti.
Miftaraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpjeguar qëndrimin e IKD-së në këto dy raste, duke thënë se kishin reaguar edhe kundër vendimit të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave.
“IKD ka qenë konsistent. Ka reaguar kundër vendimit të qeverisê Haradinaj për rritjen e pagave. Ka reaguar dhe nuk është pajtuar me vendimin e GjK që e ka legalizuar vendimin e qeverisê Haradinaj”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti është në kundërshtim me standardet e vendosura nga Komisioni i Venecias, pasi pagat e gjykatësve dhe prokurorëve nuk zbriten me vendime ekzekutive nga Qeveria.
Ai e ka përmendur edhe reagimin e shefit të zyrës së BE-së, Tomas Szunyog duke ironizuar se“a është edhe ai gabim dhe a ka agjenda kundër tyre”.
“Deputet i nderuar, problem nuk eshte IKD, problemi eshte tek keshilltaret e Kryeministrit Kurti qe e keshillojne te miratoj nje vendim te tille. Problemi eshte tek Ju qe nuk reflektoni, po kerkoni fajtor kujdestar per gabimet e juaja. Apo mbase edhe shefi i Zyres se BE-së dhe reagimi i djeshem lidhur me vendimin e qeverisë eshte gabim dhe ka agjenda kunder juve”, ka pyetur tutje ai.
Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:
Le ti tregon dikush deputetit të respektuar Adnan Rrustemi, se cili ishte qendrimi i VV, pranë Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ngritjen dhe zbritjen e pagave të funksionarëve shtetërore. Foto më poshtë është arsyetimi i VV pranë GjK.
Sipas VV, në atë kohë dhe me shumë drejtë, vetëm Kuvendi ka kompetencë të vendos për pagat e funksionarëve shtetërore, përmes ligjit, e asesi kjo kompetencë nuk është e qeverisë që me vendime të ngrit ose zbres pagat e gjykatësve dhe prokurorëve.
IKD ka qenë konsistent. Ka reaguar kundër vendimit të qeverisê Haradinaj për rritjen e pagave. Ka reaguar dhe nuk është pajtuar me vendimin e GjK që e ka legalizuar vendimin e qeverisê Haradinaj.
Sidoqoftë, IKD kurrë nuk ia jep tê drejten vetes te bej ftese publike qe te mos zbatohen vendimet e gjykatave te rregullta apo asaj kushtetuese. Edhe pse nuk jemi pajtuar me vendimin e GJK, per ne ai vendim eshte ligj i aplikueshem dhe duhet te zbatohet.
Vendimi i qeverise Kurti e shfuqizon aktgjykimin e GjK. Kjo sdon koment. Edhe juristi i vitit te pare e kupton se kjo eshte e kunderligjshme.
Vendimi i qeverise Kurti eshte ne kundershtim me standardet e vendosura nga Komisioni i Venecias, se pagat e gjykatesve dhe prokuroreve nuk mund te zbriten me vendime ekzekutive nga qeveria.
Deputet i nderuar, problem nuk eshte IKD, problemi eshte tek keshilltaret e Kryeministrit Kurti qe e keshillojne te miratoj nje ligj te tille. Problemi eshte tek Ju qe nuk reflektoni, po kerkoni fajtor kujdestar per gabimet e juaja.
Apo mbase edhe shefi i Zyres se BE-së dhe reagimi i djeshem lidhur me vendimin e qeverisë eshte gabim dhe ka agjenda kunder juve.
Respekte,
Miqesisht
Ehat Miftaraj, IKD