[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ulet me urgjencë avioni Romë-Tiranë, në bord edhe Aleksandër Frangaj e Samir Mane



Avioni i linjës Romë-Tiranë i orës 15.45 është kthyer me urgjencë në Romë pak minuta pas ngritjes.

Sipas informacioneve paraprake bëhej fjalë për një defekt teknik.

Në bordin e tij ishin 170 pasagjerë shqiptarë.

Mes tyre në biznes klas kanë qenë edhe Aleksandër Frangaj dhe Samir Mane me familjet, raportojnë burime për gazetën TemA.

Avioni u ul pa probleme duke marrë duartrokitjen e pasagjerëve.