Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se kanë çliruar fshatin Torske në rajonin e Donetskut, njoftoi zëdhënësi i Grupit Lindor, Serhiy Cherevati, përcjell BBC-ja.
“Tani disa prej ushtarëve po përpiqen ta pushtojnë Kreminnayan. Prandaj, njësitet tona vazhdojnë punën atje”, deklaroi ai.
Cherevati shtoi se trupat ruse po përpiqen ta mbajnë Kreminnayan me sulme të vazhdueshme. Kreminnaya gjendet 22 kilometra nga Torske.
Kërcënim nga Irani: Kemi dron që mund të godasë kampin e MEK në Shqipëri
Trupat ukrainase po i vazhdojnë ofensivat. Të dielën zyrtarisht u bë çlirimi i Lymanit.
Të dielën, Zelensky tha se ushtria ka marrë plotësisht kontrollin e Arkhangelskut dhe të Myrolyubivkas, në veri të rajonit Kherson./Botapress.info/