[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

UEFA shkruan për fitoren e parë historike të Kosovës (Foto)



Faqja zyrtare e UEFA’s ka shkruar për fitoren e Kosovës ndaj Norvegjisë në parakualifikimet për kampionatin Evropian të futsallit

Kosova ka shënuar fitore në debutimin e saj ndaj Norvegjisë 5:1 në parakualifikimet për Kampionatin Evropain 2018 që po mbahen në Qipro.

Kësaj fitoreje vëmendje i ka kushtuar edhe faqja zyrtare e UEFA’s, e cila tregon për debutimin me fitore të vendit tonë.

“Çfarë debutimi për Kosovën. Mposhti Norvegjinë 5:1 në ndeshjen e tyre të parë parakualifikuese për Euro 2018 që po mbahen në Qipro”. /Express/