[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

UEFA shkruan për çmimin e Valon Berishës në Kosovë (Foto)



Faqja zyrtare e UEFA-s ka shkruar çmimin e fituar nga Valon Berisha si Lojtari më i mirë i vitit në Kosovë.

Në rubrikën e UEFA-s se çfarë po ndodh në futboll, është përmendur edhe çmimi i fituar nga lojtari i përfaqësueses së Kosovës.

“Është ndjenjë e mirë për mua”, ka thënë Berisha për UEFA.com pasi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit për Kosovën.

“Ai bëhet lojtari i parë që fiton këtë çmim prejse Kosova u bë anëtare e UEFA-s”, ka shkruar faqja zyrtare.

UEFA nuk harron të përmend se Berisha është lojtari që ka realizuar golin e parë për Kosovën që prej ndërkombëtarizimit të futbollit. Golin ai e realizoi në barazimin 1 me 1 ndaj Finlandës në eliminatoret për Botërorin Rusia 2018.