[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Udhëheqësit dhe funksionarët shtetëror pritet të mbeten pa përfitime të përjetshme



Në bazë të projektligjit parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70% e pagës bazë të fundit.

Enver Hasani ka kohë që nuk është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, por ende vazhdon t’i gëzoj benificionet që ia siguron shteti. Pos pagës, ai ka zyrë, asistent, shofer e veturë.

Hasani, megjithatë nuk është i vetmi që gëzon të tilla privilegje nga shteti.

Për të dhe për kategorinë tjetër të funksionarëve publik, mund të mos jetë me interes të miratohet Ligji për pagat.

Kjo për faktin se me projektligjin që e ka bërë gati Qeveria, parashihet t’i jepet fund  kompensimit të përjetshëm të tyre.

Në bazë të projektligjit, një kopje të të cilit e disponon Aktivpress, parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70%  e pagës bazë të fundit.

Funksionarët publik të cilët përfitojnë nga kjo e drejtë janë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme, Zëvendëskryeministri, Ministri, Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Zëvendësministri, Deputeti