[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Uashingtoni bëhet shteti i parë amerikan që e padit Trump-in për ndalimin e myslimanëve



Prokurori i Përgjithshëm shtetëror i Uashingtonit ka deklaruar se e ka paditur presidentin Donald Trump, për shkak të vendimit të tij për t’ua ndaluar përkohësisht hyrjen në SHBA emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Kështu, Uashingtoni është bërë shteti i parë amerikan që njofton për masa ligjore kundër administratës së Trump-it për shkak të njërës nga politikat e saj, transmeton Express.

Urdhri ekzekutiv i Trump-it, po ashtu e ka suspenduar programin e tërë të SHBA-së për refugjatët, duke shkaktuar protesta gjithëkombëtare gjatë fundjavës.

“Nëse korr sukses, atëherë do ta ketë efektin për ta shfuqizuar veprimin e jashtëligjshëm të presidentit,” ka thënë Prokurori i Përgjithshëm, Bob Ferguson, në një konferencë për media.

Ferguson është njëri nga 16 prokurorët e përgjithshëm shtetërorë, të cilët e publikuan një deklaratë të dielën, në të cilën e quajtën vendimin e Trump-it të jashtëligjshëm dhe jo-amerikan