Ndërkohë Berisha i është përgjigjur kësaj akuze duke shtuar se; “Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.
Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.
Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.”.
Pyetje-përgjigje gjatë konferencës me gazetarët
Çfarë do bëni tani?
Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje në raport me masën e dënimit është Britania. Ajo është anëtare e Këshillit të Europës, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Përveç hapave ligjorë nuk kam hapa të tjerë.
Sanksioni “non grata” ishte vetëm për ju apo edhe për familjen tuaj?
Nuk citohej askush përveç meje. Bëhej fjalë vetëm për korrupsion.
Pas shpalljes non grata qëndrojnë Basha e Rama?
Sali Berisha: Qëndrojnë plotësisht. Rregulli është ky nëse SHBA-të i ndalojnë vizat një personi, sipas një traktati, pothuajse automatikisht. Mesa kuptova nga letra ky ndalim nuk është mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi të parin, dhe të dytin.
Të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 1000% dhe vazhdon të bëjë biznes intensiv do të thotë të jesh i mashtruar, këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burime janë të njëjta, sa është ndikimi, nuk mund ta them. Në çfarë shkalle është.
Po i faturoni një faturë demokratëve me qëndrimin tuaj?
Sali Berisha: Po nderoj demokratët dhe vendin sepse po luftoj për dinjitetin e shqiptarin. Ata do kenë të gjitha shanset me votë të dëshmojnë, mendimin dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij qëndrimi. Kam bindjen të plotë sepse po mbroj sot dhe koha po tregon që s’ta njerëz që ndjekin Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet që mbron Janë bashkë idealistë që po shtohen çdo ditë derisa e detyruan të bëjë antimiting. Çdo gjë që bëj e bëj për shqiptarët. Jam i inkurajuar nga një mbështesje masive në rritje e tyre.
Berisha: Nuk ka asnjë provë kundër meje, unë prapë do të fitoj.Është mafia shqiptare që po sponsorizon dhe subvencionon këtë gjë. I vetmi problem që kam unë janë hapat që do ndërmarr. Nuk kanë asnjë fakt, asnjë citim dhe nuk do ketë kurrë, as për korrupsionin, as për lidhjet me krimin. Kush e ka bërë zgjidhjen e tij, e ka bërë. Vendimi është kryekëput politik. Vendimi i parë dhe ai i dyti. Nuk është ky problemi im kryesor. Problemi im kryesor janë sot dhimbjet, vuajtjet e qytetarëve shqiptarë në terrorin e çmimeve, në terrorin e varfërisë, në terrorin e vjedhjeve si të asnjë populli tjetër.
Unë u besoj atyre. E kam thënë se u besoj shqiptarëve. Unë prapë do fitoj. Unë do mbroj interesat e tyre.