Deputeti i VV-së, Fitim Haziri në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë më i votuari në Komunën e Podujevës. Tani në Kosovë në fund të vitit pritet të mbahen zgjedhjet lokale.E në Podujevë është përfol se Fitim Haziri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës.Një gjë të tillë ai e ka mohuar duke shtuar se do të jetë deputet për gjatë gjithë mandatit.
“Angazhimi im në politikë nuk ka qenë kurrë i lidhur me pozita. Nuk do të jetë as në të ardhmen. Në dy palë zgjedhje, shumica e votave që janë dhënë për mua si kandidat kanë qenë nga Podujeva. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë fakt dhe shumë falënderues”.
Ai shprehet se besimin e qytetarëve do ta kryej me nder e përgjegjësi.
“Falë besimit të tyre të dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit, sot jam deputet në mandatin e dytë. Kështu që, këtë besim po tentoj ta kryej me nder e përgjegjësi. Besimin e tyre do e dërgojë deri në fund të mandatit. Do të jem deputet i Republikës së Kosovës përgjatë gjithë mandatit. Nuk do jem kandidat për kryetar të Podujevës”, ka thënë haziri./Botapress/