Botapress/Aziz Zuka
Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi ka mbajtur të merkuren
takimin e pare të rregullt. Gjatë këtij takimi më theks të
veçantë është biseduar për gjendjen e sigurisë në komunën e
Vitisë , identifikimin e problemeve për periudhën dhjetor
2016-janar 2017.
Imri Emerllahu, Koordinator i EVSB-së, ndër tjerash tha se gjatë
këtij takimi është biseduar për problemet me të cilat janë
ballafaquar qytetarët vitias për shkak të kushteve atmosferike,
konkretisht borës.
“Gjatë kësaj periudhe kemi pasi probleme të ndryshme të cilat
janë shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike, konkretisht
sasisë së madhe të borës që ka vështirësuar qarkullimin në
trafik. Megjithatë gjendja në këtë komunë ka qenë mirë edhe
për kundër kushteve të vështira atmosferike”, u shpreh
Emerllahu. Ai ndër tjerash përmendi si shqetësim të ngritur nga
qytetarët janë edhe rastet e vjedhjeve .
Emerllahu ndër tjerash tha se bashkëpunimi në mes të këtij
ekipi me qytetarët e komunës së Vitisë është i mirë duke
përmendur se gjatë vitit të shkuar ky ekip në bashkëpunim me
Komunën e Vitisë dhe Policinë e Kosovës në Viti kanë mbajtur
fushata të ndryshme vedijësuese duke potencuar se këto
fushata kanë ndikuar në uljen e dukurive negative në këtë
komunë.Aziz Zuka
Legjenda : Foto : Pamje nga takimi I EVSB në Viti