Botapress, 13 Maj – Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është mbajtur ceremonia e faljes së Fitër Bajramit. Edhe kjo ceremoni është mbajtur më një numër të reduktuar të pjesëmarrësve duke rrespektuar distancën mes të pranishmëve, raporton Botapress.
Falja e namazit të festës së Fitër Bajramit është mbajtur edhe në xhamitë anembanë Kosovës por me prani të një numri të reduktuar të pjesëmarrësve për shkak të pandemisë Covid 19.
Me këtë rast nga imamët e xhamive janë dhënë porosi për paqe, harmoni dhe bamirësi ndërnjerëzore, raporton Botapress
.