[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U kërkua largimi i flamurit Dardan nga zyra e Vjosa Osmanit, reagon Melihate Tërmkolli: Mos guxoni…



Si duket flamuri i vendosur në zyrën e Vjosa Osmanit po i pengon dikujt.Ka zëra se flamuri Dardan i vendosur në presidencën e Kosovës duhet që të largohet.

Për këtë ka reaguar ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli.

“Tani pas sa vitesh, qenkan ringjallur “veteranë” të rinj, kryesisht të së njëjtës linjë edhe politike, të cilët në turrje kundër Presidentes Osmani, i janë turrur flamurit Dardan me lloj lloj arsyetimesh e kundërshtimesh, herë duke e quajtur flamur i Rugovës, herë i LDK-së e që nuk paska vend në Presidencë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka rikujtuar momentin kur ishte djegur flamuri Dardan afër ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Turri i ri kundër flamurit Dardan

Më 2005, disa vagabondë të (vetë) quajtur veteranë të luftës, e dogjën flamurin Dardan midis sheshit në Prishtinë, fare afër ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Tani pas sa vitesh, qenkan ringjallur “veteranë” të rinj, kryesisht të së njëjtës linjë edhe politike, të cilët në turrje kundër Presidentes Osmani, i janë turrur flamurit Dardan me lloj lloj arsyetimesh e kundërshtimesh, herë duke e quajtur flamur i Rugovës, herë i LDK-së e që nuk paska vend në Presidencë. Dihet gjerësisht se ai është flamur, simbol i Dardanisë i promovuar e vendosur nga Presidenti Rugova. Si stemë presidenciale  e vendosi Presidenti Sejdiu. Nuk di ta ketë larguar ndonjëri nga presidentët deri tani. E përdori edhe Presidenti Thaçi kohë të gjatë për ta hequr pastaj.

Këta patriotë institucionalistë të cilët duke dashur ta godasin Presidenten, po iu pengon simboli i Dardanisë, nuk kam dëgjuar të kenë kontestuar flamurin e Serbisë p.sh. që valon lirshëm në tokën e Dardanisë, i përdorur me ligj e pa ligj.

Dardania është e sotmja dhe e nesërmja jonë shqiptare! Është vendi ynë, janë tokat tona!Mos guxoni ta prekni edhe njëherë flamurin – simbol të Dardanisë!/Botapress/