“U bëra nënë në moshën 62-vjeçare, ditën kur djali im trokiti në derë”, rrëfimi prekës i gruas për jetën e saj

Dy muaj e gjysmë pas daljes në pension, Martha Einerson mori një email nga një ish-koleg me fjalët “kjo duket disi e rëndësishme” dhe një fytyrë të buzëqeshur. Einerson e lexoi. Shkruar nga një Jonathan Tarrelt, shënimi fillonte: “Përshëndetje, unë jam djali biologjik i Martha Einerson”.

Zemra filloi t’i rrahë shpejt. Ajo i tha burrit të saj James. Thirri motrat e saj. Ajo planifikoi të përgatiste një përgjigje – “diçka që do ta mbante mend”. Por atë mbrëmje, ndërsa u bë gati për shtrat, pa nga dritarja, “dhe ishte ky ylber i mahnitshëm i dyfishtë në lindjen e diellit. Mendova: kjo është një shenjë.

LEXO EDHE KETE

Vdes njeriu i cili jetoi për 18 vjet në aeroportin e Parisit

Unë shkrova një shënim të shkurtër: ‘Përshëndetje, oh zot, nuk të kam parë që kur ishe e vogël’.” Në moshën 62-vjeçare, Einerson ishte “bërë nënë”.

Einerson ishte 19 vjeç, në vitin e parë në Universitetin e Dallasit, kur takoi të dashurin e saj. Pasi zbuloi se ishte shtatzënë, shtatë vëllezërit dhe motrat e mbështetën atë. Por kur marrëdhënia me partnerin mori fund, me mbështetjen e familjes ajo vendosi ta jepte fëmijën për birësim.

Martha, 63 vjeçe, është një profesoreshë e studimeve të komunikimit, e specializuar në komunikimin ndërpersonal dhe marrëdhëniet personale. Ajo thotë se ua tregonte gjithmonë studentëve historinë e jetës së saj. Njerëzit pyesnin: “A nuk dëshiron ta gjesh?” Dhe ajo përgjigjej: “Nuk e di“.

Einerson thotë se pyeste shpesh veten nëse djali i saj ishte mirë, nëse ai ishte gjallë. “Kam imagjinuar se si do të ishte nëse ai do të vinte te dera”. Ajo u regjistrua në agjencitë e birësimit që ai të mund ta gjente nëse dëshironte, por ajo kurrë nuk u lëkund nga vendimi i saj për të mos e kërkuar atë.

“Ndihesha sikur po shkelja një premtim”, thotë ajo. “Kam marrë një zotim – t’ia jap një familjeje.” Kur lindi djali, Marta thotë se mundi ta shikonte për pak foshnjën por nuk u lejua ta prekte atë. Ajo kujton fytyrën e tij të kuqe, kokën e tij me flokë të errët, por jo me një imazh të plotë.

“Vazhdoja të përpiqesha por nuk munda” thotë ajo. Megjithatë, kur Tallert i dërgoi një foto, ajo e njohu menjëherë. “Diçka në zemrën time e dinte këtë. E pashë dhe mendova, ‘Oh, po’”. Marta nuk bëri më fëmijë. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë një marrëdhënie fantastike.

“Ne nuk ishim në gjendje të kishim fëmijët tanë, kështu që të dy u përqendruam në karrierën tonë“. Kanë kaluar dy vjet që kur djali i saj i dërgoi email asaj. Ata komunikojnë shpesh. Ata flasin në telefon ose FaceTime. Vitin e kaluar, Tallert dhe e fejuara e tij vizituan Einerson në shtëpinë e saj në Minesota.

Ata zbuluan se ndajnë një mori ngjashmërish, duke përfshirë dashurinë për muzikën. “Ne kemi të njëjtën ëmbëlsirë të preferuar- Chick-O-Stick,” thotë Einerson. I biri e thërret Martha. “Por herë pas herë, ai më thërret dhe mami. Dhe unë ende ndihem po aq mirë sa herën e parë“, thotë ajo. /Botapress.info/

ngjashme