Policia e Kosovës ka arrestuar sot Luan Latifin. Ai mban pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ai në këtë pozitë ishte zgjedhur më 30 gusht të vitit 2019. Latifi ishte votuar në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ndryshe, Latifi ka lindur më 2 nëntor 1975 në Gjilan, shkruan Botapress.

Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC)./Botapress/