Tu e pi një kafe shpejt e shpejt te shkallët e shpisë, e edhe atë në këmbë se isha zgju vonë, po m’pyet gruaja e vellaut, bijë e Junikut:
– Kah je ka don me shkue k’shtu?
– Dej n’Istog, n’Komunë, e kam nje termin por jam çu vonë e tash duhet m’u ngutë qishtu, si tanaherët.
– Tyben s’dole prej shpije pa hangër bukë, shtyje at’ termin a bonja qysh t’dush por pa hangër s’po del.
Baba, që po e lexonte nje liber ner hije:
– Për me kry punë kur t’kish termine, duhet m’u çu ma herët e jo me fjetë dej n’drekë.
– Lé se n’pushim o çika, kjo ka pasë qef tanaheret me fjetë deri vonë- më merr në mbrojtje nana e cila gjithmonë ka patur problem me m’zgju herët për me shku n’shkollë 😬.
– Qashtu bre nanë, kallxoju k’tyne dyve se s’kesh kah du me shku n’bjeshkë por n’Istog😃 – kthehem kah kunata- ani shtine do djath n’palë t’bukës qaty e shkoj tu e hangër rrugës se po vonohna.
– Jo s’pe shti hiç se ta kam zi do p’shesh me tamël me bukë t’kollomoqit, nana m’ka kallxu se ta kâna shumë.
– Masi ma bâtë kaq t’madhe ket’ punën e ushqimit, qe tyben n’t’shkova as unë, qy.
Në ndërkohë n’tavolinë n’oborr kishte “ardhë” mëngjesi!
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: