Turqia bën gati ushtrinë, Mitsotakis i sfidon: Kush shkel kufijtë….

Edhe pas paralajmërimeve të vazhdueshme të zyrtarë të lartë të bashkimit evropian për uljen e tensioneve, nuk ndalen përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi në mesazh të qartë udhëheqësit turk, Rexhep Tajip Erdogan se nëse shkel kufijtë do të ndëshkohet.

“Ujërat tona nuk do të preken. Kufijtë tanë janë blu dhe jo gri. Grekët mbyllin veshët para kërcënimeve, duke dëgjuar vetëm zërin e drejtësisë dhe historisë. Kushdo që shkel kufijtë, në fund dënohet. Shekulli 21 nuk i përshtatet vizioneve perandorake të epokave të tjera”, tha Mitsotakis.

LEXO EDHE KETE

“Fundi i botës”, uragani Ian merr para gjithçka: Pamje apokalipsi nga Florida (Video)

Kreu i qeverisë greke i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së emërtimit të anijes së re raketore të Marinës “Toger Vlahakos”.

Micotakis theksoi se asnjë vend nuk ka të drejtën të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit dhe mënyrën se ai do që të mbrohet.

“Askush nuk duhet të ndërhyjë në mënyrën se si Greqia do të organizojë mbrojtjen e saj. Ajo që është e rëndësishme sot është gatishmëria vigjilente, është uniteti dhe vendosmëria e palëkundur. Këto janë edhe përgjigjet më të forta që kemi ndaj fjalëve të mëdha të disa të tjerëve.”

Ai nënvizoi se problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe sipas ligjit ndërkombëtar.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur menjëherë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili ka paralajmëruar se për aq kohë që Athina nuk zbaton marrëveshjen e çmilitarizimit të ishujve, Turqia do të veprojë.

“Sigurisht, ndërsa Greqia shkel statusin e ishujve të çmilitarizuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ne nuk mund të jemi joaktiv. Si në Egje dhe në Qipro do të marrim masat e nevojshme për të konsoliduar interesat dhe sigurinë tonë dhe për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë”

Një ditë më parë, presidenti turk akuzoi shtetet e bashkuara të Amerikës që po mbajnë anën e grekëve duke prishur statusin e neutralitetit./Botapress.info/

ngjashme