[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Turqi: Udhëtimi i parë i adoleshentes jashtë vendit, përfundon në tragjedi



Leanne Nasser i kishte lutur prindërit e saj që ta lejonin që të shkonte në Stamboll.

Ajo kurrë nuk kishte dalë jashtë vendit më parë. Asnjëherë nuk ishte larguar nga Izraeli.

Tre miqtë e saj të cilët po shkonin në Bosfor për të festuar Natën e Vitit të Ri dëshironin që t’i bashkohej edhe Nasser.

Por, babai i saj nuk pranoi. Ai ishte i shqetësuar pasi sipas tij Stambolli nuk është i sigurt dhe dëshironte që ajo të qëndronte në shtëpi.

E dëshpëruar, Nasser i tha tezes së saj Iayal Masarweh që të intervenonte te babai në mënyrë që ta lejonte që të shkojë në Stamboll.

Nasser, 18 vjeçarja nga Tira, një qytet arab në Izrael kishte plane të mëdha për të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

Ajo donte që një ditë të ishte një dentiste, por së pari dëshironte që ta festonte Vitin e Ri.

Mirëpo udhëtimi i parë jashtë vendit për këtë adoleshente u kthye në tragjedi pasi Nasser u vra gjatë sulmit terrorist i cili ndodhi gjatë natës së ndërrimit të moteve në klubin e natës Reina në Stamboll ku mbetën të vrarë 39 persona dhe shumë të tjerë të plagosur.

“Unë nuk mund t’ia fali vetes”, tha tezja, Iayal Masarweh pasi mori lajmin për vdekjen e Nasser.

“Do të doja të isha aty që të bëja diçka për t’ia shpëtuar jetën. Do të doja të ma merrnin shpirtin tim dhe të ja dhuronin asaj”, është shprehur Masarweh.

Istanbul nightclub victim Leanne Nasser.