Protestës së opozitës që zhvillohet sot para kreministrisë në Tiranë në orën 16:00 i janë bashkuar qytetarë edhe nga rrethet. Mësohet se janë nisur protestues nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti, e Këlcyra etj. Nga Lezha janë nisur rreth 2 mijë protestues, me automjete private, po ashtu edhe banorë të Mirditës dhe Kurbinit.
Ndërsa na ndajnë më pak se dy orë nga fillimi i protestës së opozitës përpara kryeministrisë në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.
Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës që pritet të fillojë në orën 16:00 përpara kryeministrisë, protestuesit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përcjellë mesazhe. Siç shihet nëpër foto tabelat e sinjalistikës rrugore në rrugët e kryeqytetit janë mbushur me fytyrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.