Kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se do të shkarkonte Këshilltarin Special të Departamentit të Drejtësisë (DOJ), Jack Smith, menjëherë nëse ai zgjidhej për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Smith ka ngritur dy aktakuza federale kundër Trump. “Është kaq e lehtë. Do ta pushoja brenda dy sekondave.
“Ai do të jetë një nga gjërat e para që do të adresohen,” thotë ai ndërsa i drejtohet pyetjes së prezantuesit të radios Hugh Hewitt nëse ai do të falte veten, ka raportuar BBC.
Jack Smith më parë ishte kryeprokuror i Gjykatës Speciale, ku po gjykohet ish-krerët e UÇK-së. Pastaj mori detyrën e hetimit ndaj Donald Trump për një mori akuzash.