[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Trump rishikon ligjet për rregullat tatimore



Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin me të cilin kërkohet nga Ministria e Financave që të rishikohen rregullat e tatimit, të cilat janë zbatuar vitin e kaluar, në kuadër të përpjekjeve që të përmbushet premtimi parazgjedhor për uljen e tatimit për amerikanët.

Trump, po ashtu, ka nënshkruar dy memorandume për rishikimin e ligjit për reformën e WallStreet, të miratuar në vitin 2010, për të cilin bankat dhe kompanitë e sigurimeve thonë se ua ka vështirësuar afarizmin.