Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrat për avancimin e projekteve kontroverse për ndërtimin e tubacioneve të naftës që ishin bllokuar nga administrata e Barack Obamës.
Fjala është për projektet “Keystone XL” dhe tjetri Dakota Access që janë nënshkruar sot nga presidenti Trump.
Ish-presidenti Obama kishte bllokuar projektin “Keystone XL” në fund të vitit 2015 duke thënë se ai e dëmton përpjekjen amerikane për të siguruar një marrëveshje për ndryshimet klimatike.
Në vitin 2016 ishte ndaluar edhe projekti për ndërtimin e tubacionit të naftës “Dakota Access”.
Fisi i indianëve të Amerikës, “Sioux” në zonën “Standing Rock” dhe përkrahësit e saj thonë se projekti kërcënon ujin e pijes dhe zonat e mbrojtura të indiano-amerikanëve.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka thënë sot se “nga tash e tutje ne do të fillojmë të ndërtojmë tubacione në Shtetet e Bashkuara”.